Forcat izraelite kanë ndërhyrë ndaj një grupi që protestonte kundër vdekjes së një gruaje palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Palestinezja Fatma Suleyman, mëngjesin e sotëm humbi jetën si pasojë e përplasjes së një kamioni i drejtuar nga koloni hebre në automjetin e saj në qytetin Beitullahim (Bethlehem) në Bregun Perëndimor.
Ndërkohë palestinezët që dëshironin të protestojnë kundër incidentit, u përballën me intervenimin e forcave izraelite.
Forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë dhe plumba gome si dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë palestinezët që protestonin.
Gjatë intervenimit u plagos një i ri palestinez në këmbë, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ai u plagos me plumb të vërtetë nga forcat izraelite.
Forcat izraelite u përpoqën që të arrestojnë të riun palestinez të plagosur derisa palestinezët përreth dëshironin që ta dërgojnë atë në spital.
Ushtarët izraelitë drejtuan armët e tyre drejt palestinezëve që kishin ardhur për ndihmë. Një kohë nuk lejuan që i riu të transportohet në spital. Më pas palestinezët në mesin e të cilëve edhe gra, e shpëtuan të riun palestinez nga duart e ushtarëve izraelitë dhe e dërguan në spital.