Forcat izraelite qëlluan dhe plagosën një palestinez në kokë gjatë një proteste kundër vendbanimeve ilegale hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Burimet lokale thanë se palestinezët mbajtën një protestë si reagim ndaj ngritjes së paligjshme të vendbanimeve hebraike në zonën rurale të qytezës Beita, në jug të Nablusit.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, thuhet se një palestinez, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u qëllua në kokë nga forcat izraelite.

Palestinezi, gjendja e të cilit u raportua të jetë e rëndë, u dërgua në një spital në Nablus.

Ndryshe, kolonët hebrenj kishin ngritur një njësi të paligjshme hebraike në Kodrën Subeyh afër qytezës Beita.

Si reagim, palestinezët mbajnë protesta herë pas here në këtë zonë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb