Ushtria izraelite sot sërish ka shkatërruar fshatin Araqib në rajonin e shkretëtirës Negev ndërsa beduinët lokalë theksuan se nuk do të largohen dhe do të ndërtojnë kasolle të reja në vatrat e paraardhësve të tyre.

Bëhet fjalë për një nga gjithsej 45 fshatrat beduine që nuk u është dhënë statusi i vendbanimit nga autoritetet izraelite dhe u janë mohuar të gjitha shërbimet dhe janë kërcënuar me përndjekje të përhershme.

Një anëtar i Komitetit lokal për mbrojtjes, Aziz al-Turi,  tha se kjo është hera e 190-të që forcat izraelite shkatërrojnë fshatin e banuar nga 22 familje, gjegjësisht, pak më shumë se 80 palestinezë që gjithashtu kanë shtetësinë izraelite.

“Fshati u shemb për herë të parë në korrik të vitit 2010. Ne nuk do të largohemi nga vatrat e paraardhësve tanë”, tha Al-Turi.

Araqib dikur ishte shtëpia e më shumë se 3.000 beduinëve, ndërsa sot, pranë varrezave stërgjyshore, ish-udhëheqësi i fisit beduin Al Harbi bleu tokën dhe ndërtoi një fshat në fillim të viteve 1900, ndërsa pronësia e pronës dhe statusi i fshatit u njohën nga autoritetet osmane, por edhe nga pushtuesit britanikë. Autoritetet aktuale izraelite kontestojnë pronën beduine dhe synojnë t’i nacionalizojnë ato.

Vendasit po i rezistojnë pushtimit izraelit dhe po mohojnë pretendimet e Izraelit për ndërtimin e paligjshëm të fshatit, duke theksuar se ata trashëguan fshatin nga paraardhësit që ndërtuan vendbanimin atje shumë para se të formohej Izraeli.

Fshati përbëhet nga ndërtesa të ndërtuara kryesisht nga druri, gjë që është rasti me shumicën e fshatrave beduinë në shkretëtirë dhe popullata lokale është mësuar me fushatat shkatërruese të buldozerëve izraelitë dhe ata kanë shumë materiale të gatshme për rindërtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb