Forcat izraelite të sigurisë arrestuan 17 palestinezë të dyshuar për pjesëmarrje në aktivitete terroriste në Bregun Perëndimor, tha shërbimi për shtyp i Forcave të Mbrojtjes izraelite.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, Agjencia e Sigurisë dhe Policia Kufitare kryen operacionin për arrestimin e 17 të dyshuarve në Jude dhe Samari”, thuhet në deklaratë.

Siç raportohet, ndër të tjera, bastisje u kryen në qytetet Hebron, Nablus dhe Qalqilya, si dhe në disa fshatra dhe qytete në Bregun Perëndimor, dhe në disa zona u dëgjuan të shtëna dhe shpërthyen përleshje. Persona të panjohur kanë qëlluar gjatë natës drejt postës së ushtrisë izraelite pranë qytetit të Jeninit. Shërbimi i shtypit shtoi se nuk ka të lënduar mes ushtarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb