Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv , gjithashtu u sulmua gjatë natës me dy persona të konfirmuar të vdekur dhe dy ndërtesa banimi të shkatërruara.

“Si rezultat i një sulmi artilerie në ndërtesat shumëkatëshe në lagjen Nemyshlyansky të Kharkivit, disa apartamente në dy ndërtesa banimi u shkatërruan”, thanë shërbimet e emergjencës shtetërore të Ukrainës në një përditësim këtë mëngjes.

Ekipet e shpëtimit punuan për të shuar zjarrin, duke shpëtuar katër persona nga shembja e një ndërtese, por nuk ishin në gjendje të shpëtonin dy të tjerë që u vranë në sulm, shtoi agjencia.

Një shkollë gjithashtu thuhet se u sulmua rreth orës 3 të mëngjesit me një pjesë të një ndërtese të shkatërruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb