Forcat ruse qëlluan me artileri të rëndë në fshatrat e pushtuara dhe të vijës së parë të rrethit Beryslav në rajonin Kherson, duke vrarë civilë.

“Në 24 orët e fundit, rusët bombarduan me artileri të rëndë fshatrat e pushtuara dhe të vijës së parë të rrethit Beryslav”, thuhet në raport.

Sipas policisë, ka viktima në mesin e civilëve që ndodheshin në oborret pranë shtëpive të tyre në momentin e granatimeve. Shtëpitë private dhe linjat e energjisë janë dëmtuar. Disa shtëpi morën flakë.

Aty ku është e mundur, policia po vëzhgon zonën dhe dokumenton efektet e sulmeve të armikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb