Mbrëmjen e së shtunës, ushtria ruse bombardoi rajonin e Kharkiv, ku u raportuan pesë goditje.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari Ihor Terekhov përmes Telegramit,

“Kharkovi është nën zjarr”, shkroi Terekhov.

Një alarm për sulm ajror u ngrit në të gjithë qytetin dhe rajonin.

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv, Oleh Syniehubov , u tha banorëve se pushtuesit po goditnin përsëri dhe u bëri thirrje njerëzve të strehohen dhe të mos injorojnë sirenat e sulmit ajror.

Policia rajonale u kërkoi qytetarëve që të gjitha goditjet t’i raportojnë në numrin 102.

Administrata më vonë raportoi se armiku përdori raketa S300 në sulmin e fundit.

“Fatkeqësisht, një nga raketat e armikut goditi një lagje banimi në fshatin Kotliary në rrethin e Kharkiv. Ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje. Detaje ende nuk janë raportuar. Në Kharkiv, një objekt infrastrukture civile u godit. Ekipet e shpëtimit po shuajnë një zjarr në shkallë të gjerë. Paraprakisht, të paktën pesë goditje u regjistruan në qytet dhe rajon,” shkroi Syniehubov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb