Presidenti rus Vladimir Putin, akuzohet se po detyron adoleshentët që të bëhen pjesë e luftës për pushtimin e Ukrainës, pasi forcat e tij ushtarake kanë pësuar humbje të mëdha.

Zyrtarë të të Drejtave të Njeriut ka ngritur shqetësimin lidhur me këtë situatë, ndërsa shprehen se Vladimir Putin po ndërton një ‘ushtri me adoleshentë’.

‘The Mirror’ shkruan se Rusia është përballur me qëndrueshmërinë e ukrainasve që kanë luftuar për çdo pëllëmbë tokë dhe kanë bërë që forcat e Putinit të pësojnë humbje më të rënda nga sa pritej.

Putin thuhet se ka shënjestruar klubet e të rinjve dhe ka rekrutuar 16-vjeçarë për t’ju bashkuar luftës, duke zëvendësuar në këtë mënyrë rreth 30,000 ushtarë të vrarë, të plagosur ose të kapur deri më tani.

Zyrtarët ukrainas i kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të hetojnë këto dyshime për përfshirjen e paligjshme të fëmijë në radhët e ushtrisë, raporton Daily Star.

0 Gettyimages 1238810954

Organizatat e të drejtave të njeriut pretendojnë se të rinjtë po rekrutohen nga klubet patriotike që u ngritën në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës lindore, pas pushtimit të saj në vitin 2014, si pjesë e një fushate për të promovuar kulturën e vendit në Luhansk dhe Donetsk.

0 Ukraine Russia Conflict

Thuhet se ata po i nënshtrohen trajnimit ushtarak dhe mund të dërgohen në vijën e frontit kundër dëshirës së tyre. Disa tashmë janë bërë pjesë e luftës dhe kanë vdekur duke luftuar.

0 Russian Flagship Sinks In Black Sea After Being Struck By Ukranian Missiles Russia 18 Apr 2022

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb