Kreu i firmës shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës ka deklaruar se ka gjasë që forcat ruse të mund të largohen nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia.

The Guardian shkruan se një lëvizje e tillë do të ishte një ndryshim i madh në fushën e betejës në rajonin juglindor të Zaporizhzhia-a e cila u pushtua pjesërisht nga forcat ruse. Ndërkohë granatimet nga forcat ruse nuk kanë ndalur dhe kjo ka nxitur frikën për një katastrofë bërthamore.

“Në javët e fundit ne po marrim në mënyrë efektive informacionin se janë shfaqur shenja se rusët ndoshta po përgatiten të largohen nga uzina,” tha Petro Kotin, kreu i Energoatom.

Rusia dhe Ukraina, e cila ishte vendi i aksidentit më të rëndë bërthamor në botë në Çornobil në vitin 1986, kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për muaj të tërë se kanë bombarduar kompleksin e reaktorit Zaporizhzhia, i cili nuk prodhon më energji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: