Forcat ruse kanë nisur një sulm me raketa në Zaporizhzhia.

Lajmi u njoftua nga Oleksandr Starukh, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhzhia në Telegram.

“Okupatori sulmoi qendrën rajonale me raketa. Armiku shënjestroi objektet e infrastrukturës”, ka shkruar ai.

Të dhënat për dëme dhe viktima po zbardhen.

Disa shpërthime të fuqishme tronditën qytetin.

Mëngjesin e 10 tetorit, Rusia nisi një sulm masiv raketor në territorin e Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb