Një operacion është zhvilluar pak pas mesnatës së kaluar në qytetin e Rrëshenit, ku janë shoqëruar disa persona dhe është gjetur drogë. Gazetari Enver Doçi duke iu referuar burimeve, raportoi për “BalkanWeb” se operacioni është zhvilluar në orën 1 pas mesnate dhe Forcat Speciale të ardhura nga Tirana kanë ndërhyrë në një lokal bilardo.

Në ambientet e lokalit është gjetur një sallë kompjuterësh tavoline pokeri ku në momentin e ndërhyrjes së policisë janë kapur në flagrancë mbi 25 persona të moshave të ndryshëm që po zhvillonin lojëra me kompjuterët dhe poker.

Po sipas të njëjtave burime në ambientet e lokalit, ka pasur persona duke konsumuar droga të forta. Bëhet me dije se para 10 ditësh në këtë subjekt është bërë një kontroll nga policia e Rrëshenit, por nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet nga operacioni i policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb