Njëmbëdhjetë terroristë të YPG/PKK-së u neutralizuan nga forcat turke të sigurisë në zonën e Operacionit “Dega e Ullirit”, në jug të kufirit të Turqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët, të zbuluar nga dronët e armatosur dhe të paarmatosur, u neutralizuan nga ekipet komando në përleshjet që vazhdojnë që nga e enjtja, kur gjashtë terroristë ishin neutralizuar më parë, duke e çuar totalin në 17, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “të neutralizuar” me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Të enjten, ra dëshmor rreshteri Mehmet Altun në përleshjet për të zmbrapsur përpjekjen e terroristëve të YPG/PKK që të infiltrohen në zonën e Operacionit “Dega e Ullirit”.

Turqia çliroi zonën nga terroristët vitin e kaluar, por terroristët e YPG/PKK herë pas here përpiqen të depërtojnë në të për të rrënuar stabilitetin dhe paqen e vendosur atje.

Që nga viti 2016, Turqia ka kryer operacione të suksesshme kundër terroristëve përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Burimi i Paqes” (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb