Forcat ruse janë tërhequr nga pjesë të Bakhmutit pasi Ukraina ndërmori një seri kundërofensivash, ka thënë një komandant i lartë ukrainas.

Qyteti lindor ka qenë vendi i luftimeve të ashpra për disa muaj, ku të dyja palët kanë pësuar humbje të rënda.

Gjenerali Oleksandr Syrskyi, i cili drejton forcat tokësore të Ukrainës, tha se forcat ruse u tërhoqën deri në 2 kilometra, ashtu si edhe anëtarët e grupit Wagner.

“Në disa zona të frontit, armiku nuk mundi t’i rezistonte sulmit të mbrojtësve ukrainas dhe u tërhoq në një distancë deri në dy kilometra,” shkroi ai në Telegram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb