Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka konfirmuar një sulm në një bazë të forcave pushtuese ruse në Havrylivka Druha, rajoni Kherson.

“Deri në 100 ushtarakë të plagosur u sollën në spitalet lokale. Informacioni për pushtuesit e eliminuar po sqarohet,” tha Shtabi i Përgjithshëm.

Avionët ukrainas goditën një zonë ku ishin vendosur pushtuesit rusë.

“Njësitë e trupave raketore dhe artilerisë së Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës goditën dy zona ku ishte vendosur fuqia njerëzore dhe pajisjet ushtarake të armikut”, tha Shtabi i Përgjithshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb