TETOVE- Edhe pse ende nuk është sqaruar ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Kumanovë, shqiptarët në Maqedoni ndihen sërisht të shqetësuar. Kësaj radhe për fjalë për Tetovën, pasi paraditen e sotme forcat ushtarake maqedonase janë ngjitur drejt Kodrës së Diellit.

Kjo lëvizje është vënë re nga banorët e zonës rreth orës 10:00 të paradites, gjë e cila ka shkaktuar shqetësim mes tyre, nisur edhe nga fakti se ngjarja e Kumanovës është ende e “freskët”.

Siç shkruan “INA”, një karvan me autoblinda, pizgauer dhe makineri të tjetëra ushtarake ka vazhduar rrugës drejt Kodrës së Diellit dhe kryesisht bëhet fjalë për zonën malore kufitare me Kosovën apo në trekëndëshin e njohur të kufirit edhe me Shqipërinë.

Mësohet se ditëve të fundit ARM është në gjendje të gatishmërie dhe se pjesëtarët e saj janë në terren dhe kazerma duke ndjekur situatën aktuale.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj lëvizje të forcave të ushtrisë maqedonase.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb