Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeparlamentarin e Egjiptit, Hanafy El Gebaly. Takimi në fjalë vjen në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare.

Kreu i qeverisë shqiptare bisedoi me Hanafy El Gebaly në lidhje me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kujtojmë se dje Rama takoi homologun e tij egjiptian. Qeveria shqiptare nënshkroi dje tre marrëveshje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e dy vendeve në fushat e sigurisë dhe të kulturës.

Rama tha dje se së shpejti do të kemi një linjë të re të përbashkët Kairo-Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: