TIRANË

I pranishëm në konferencën ‘Forcimi i Drejtësisë Penale’, kreu i SPAK, Arben Kraja foli mbi punën e institucionit që ai drejton si edhe për prioritetet e së ardhmes. Kraja tha se BKH është gjithashtu drejt konsolidimit, ndërsa kërkoi nga ministria e drejtësisë, të mendohet një hapsire e re për akomodinim, për të patur hapsirën e duhur.

“BKH është drejt konsolidimit, përzgjedhja e grupit të dytë është drejt fundit, besoj deri në fund të vitit.
Është e domosdoshme të mendohet për një hapsirë të duhur të akomodimit. Pavarësisht se jemi struktura, por ushtrojmë të njëjtin funksion, bëjmë të njëjtën punë.

Kemi firmosur një marrëveshje mirëkuptimi. Kemi përmbyllur detyrimet gjatë këtij viti për raportim qoftë me KLP si edhe me Kuvendin, arritëm të realizojmë detyrimet ligjore.

Jemi pjesë e strukturës që raportojmë për BE, edhe në drejtim të pjesëmarrjes në grupet e punës për hartimin e ligjeve të ndryshme. Kemi qenë prezent në gjykatë kushtetuese. Kemi zbatuar detyrimet ligjore, në raport me institucionet e tjera.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten prioritet. Dy-tre ngjarje janë bërë publike ditët e fundit, nuk është fundi por është fillimi i një produkti të punës sonë në të ardhme. Lufta kundër krimit, pastrimit të parave janë ndër prioritetet tona.

Puna jonë mbaron kur kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës, jo me masa sigurimi. Dërguam për gjykim një grup të rrezikshëm kriminal. Në të ardhmen kemi shumë punë për të bërë, është vullneti, prokurorët kanë pavarësinë e duhur për të vendosur bazuar në prova, kanë mbështetjen e duhur. Bashkëpunimi do të vijojë me të gjitha strukturat.” tha Kraja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: