Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i është përgjigjur Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për deklaratat e tij të fundit për investimet, modernizimin dhe forcimin e ushtrisë serbe.

Hoti thotë se  Vuçiç duke përdorur si pretekst Kosovën për ngritjen e ushtrisë nuk i shërben as paqes, dhe as arritjes së marrëveshjes përfundimtare me një njohje reciproke në fund.

Kohët e fundit Vuçiç ka lëshuar deklarata provokuese ndaj Kosovës, duke shënjestruar madje direkt Haradinajn.

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe thellimit të  bashkëpunimit me partnerët strategjik ndërkombëtarë, SHBA-të dhe vendet mike të BE-së.

Deklarata e Presidentit të Serbisë Vuçiq, për ngritjen e kapaciteteve ushtarake, me pretekst zhvillimet në Kosovë, nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb