Prej 7 prillit në kufijtë e BE do të aplikohen rregulla të reja të zonës Schengen duke kontrolluar pasagjerët, për të mbrojtur BE-në nga terrorizmi, raporton BalkanInsight.

Shtetasit e vendeve të tjera dhe qytetarët e BE-së do të kontrollohen tërësisht në kufi, rregulla është parashikuar se do të shkaktojë pritje të gjata dhe trauma për udhëtarët. Kontrolle të forta do të bëhen në kufijtë pa pasaporta të BE që do të thotë më shumë pritje të gjatë për ata që udhëtojnë nga Kroacia dhe Bosnja.

Më parë, zyrtarët e kufirit kryenin kontrolle bazë, por tani ata do të kontrollojnë të gjitha dokumentat si në hyrje dhe në dalje, përfshi edhe të njerëzve që e kanë të drejtën të udhëtojnë lirshëm brenda për brenda Bashkimit Europian.

Rregullat e reja janë të destinuara për të ndërmarrë masa të ashpra mbi abuzimin e pasaportave të humbura dhe të vjedhura.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb