Teste ekstreme për të simuluar një jetë gjithëpërfshirëse të përdorimit. Kjo është sfida ndaj së cilës ”Ford” E-Transit i ri, versioni 100% elektrik i automjetit komercial më të shitur në botë, iu nënshtrua para nisjes së planifikuar për në fillim të vitit 2022.

Gjatë testimit, E-Transit u përball me kushtet e vështira të dimrit të shtetit amerikan të Miçiganit, duroi simulimet e nxehtësisë, të ftohtit dhe lartësisë të çuar në nivele ekstreme në Dhomën e Testimit Mjedisor të ”Ford” në Këln, Gjermani dhe në Lommel të Belgjikës.

E-Transit ka kaluar një seri të vështirë provash për të siguruar qëndrueshmëri të barabartë me atë të modeleve me naftë.

Dhoma e Testimit Mjedisor e ”Ford”, për shembull, është në gjendje të rikrijojë kushtet klimatike duke filluar nga ato të Saharasë në ato të Siberisë.

Inxhinierët rregulluan mirë sistemin e shtytjes elektrike dhe kabinën për të optimizuar performancën dhe efikasitetin duke mbajtur E-Transit mbi 40°C për dy javë.

Automjeti gjithashtu duhej të provonte se mund të funksiononte në -35°C dhe nën ngarkesë të plotë dhe arriti të ngjitej deri në 2 500 metra.

Jetëgjatësia e baterisë, motori elektrik i E-Transit u testuan duke drejtuar në mënyrë të përsëritur modelin e ri nëpër baltë, pishina të pasura me kripë dhe spërkatës me ujë të kripur për të simuluar rrugët në dimër.

Besueshmëria e motorit elektrik është demonstruar duke e lënë atë të funksionojë vazhdimisht për 125 ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb