Southampton numëron dy humbje dhe një barazim në tre sfidat e fundit. Trajneri i kësaj skuadre, Ralf Hassenhuttl ka analizuar skuadrën e tij sot, ku evidenton mungesën e formës te disa lojtarëve. Një nga ata që nuk po jep maksimumin është Armando Broja, me sulmuesin shqiptar që ka harruar shijen e golit. Fjalët e austriakut lënë të kuptohet se ylli 20 vjeçar po zhgënjen jo pak.

 

Më duhet ta them se unë pres më shumë nga ata që luajnë si zëvendësues. Kjo është ajo ku ndjejmë mangësi në këtë moment. Broja nuk është më i njëjti lojtar që kemi parë javë apo muaj më parë.

Broja
Broja

Dhe ky është ndryshimi në këtë moment. Është një situatë shumë, shumë e vështirë për t’u kapërdirë.Por është një gjë e vërtetë që kur bëjmë një hap, ne dështojmë. Ka një arsye pse ndodh, ndoshta se nuk jemi të mirë mjaftueshëm. Dhe kjo është ajo që duhet të ndryshojmë në të ardhmen” – tha ai.

 

(BalkanËeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb