Federata Europiane e Atletikës në anketën e saj të përmuajshme, ku morën pjesë mbi 34 mijë votues, ka shpallur atletin dhe atleten më të mirë të muajit janar, ku për kategorinë e femrave ky çmim i shkoi atletes sonë, Luiza Gegës!

Vrapuesja dibrane, e cila shkërrmoqi në Karlsruhe rekordin kombëtar në 3000 metra duke regjistruar kohën 8:44.46, çka i siguroi vendin e tretë në këtë displinë.

Në anketën e kryer nga EAF, Gega grumbulloi 5862 vota, duke lënë pas ukrainasen Mahuçik me 5653 vota dhe suedezen Bengston me 3848 vota. Në kategorinë meshkuj, çmimin e parë e mori zvicerani Uanders me 4371 vota.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb