Virgil Van Dijk nuk ka qenë në më të mirën e tij të mundshme këtë sezon, por në një intervistë të fundit, ka thënë se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar Liverpoolin.

“U riktheva nga dëmtimi në gju dhe i kam luajtur të gjitha ndeshjet sepse çdo lojtar kërkon të jetë gjithnjë në fushë. Prandaj punoj shumë, kur vjen dita e ndeshjes unë dua të zbres në fushë dhe të ndihmoj skuadrën. Edhe kur ishim para Kupës së Botës, unë nuk mendoja aspak për të pushuar. Dua të kem ndikim në këtë klub sepse e dua me gjithë zemër. Dua të jem i suksesshëm me Liverpool-in, por ndonjëherë trupi nuk të përgjigjet sepse nuk jam robot” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: