Me dy trofe në xhep, Man.City shkon në finalen e Champions League në kushte perfekte, me ekipin e plotë, për të synuar “tripletën” e famshme. Pep Guardiola ka luksin të zgjedh, në këtë finale të katërt në karrierë në Champions, tekniku spanjoll kërkon të fitojë me çdo kusht “kupën me vesh të mëdhenj”, për t’i dhënë fund mallkimit që e përndjek që nga koha kur u largua nga Barcelona, por mbi të gjitha kërkon të fitojë trofeun e vetëm që i mungon në krye të Man.City. Pep pritet të zbres në fushë nga minuta e parë me Ederson, Walker, Dias Akanji, Stones, Rodri, Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish dhe Haaland.

Haaland
Haaland

Kjo është një finale speciale edhe për bomberin norvegjez, kjo është sfida ku të gjithë tifozët e Man.City shpresojë që Haaland të bëjë atë që di më mirë, të shënojë: “Kam ëndërruar gjithnjë të luaj në një finale Champions League, është një nder i madh për mua të jem këtu. Kjo është një ndeshje që duhet fituar. Kemi zhvilluar një sezon fantastik dhe duhet ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme. E di që të gjithë do të japin maksimumin për të fituar kundër një Interi të mirë”, u shpreh Haaland. Në dhjetë ndeshje në këtë edicion të Champions League, Haaland ka shënuar 12 gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb