Janë publikuar në këto momente formacionet zyrtare të takimit Kukësi-Tirana, teksa nuk mungojnë befasitë në të dyja rreshtimet.

Kështu trajneri Shpëtim Duro ka vendosur ta nisë takimin me Ethemin titullar duke lënë në stol Gavazajn, teksa jemi mësuar të shohim këto javë zgjedhjen e kundërt.

Befasi edhe te Tirana. Majkëll Ngo do ta nisë nga stoli ndeshjen me Emanuel Egbon që ka preferuar të riun Muçi para shtatlartit anglez. Vendim ky që mbase vjen i ndikuar dhe nga kritikat e presidentit Halili pas barazimit shtëpiak me Skënderbeun fundjavën e kaluar.

Formacionet:

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj.
Trajner: Duro

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobinah, Torasa, Kale, Muçi.
Trajner: Egbo

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb