Totenhemi kishte epërsinë e një rezultati të thellë 3-0 të arritur në ndeshjen e parë, ndaj në “Signal Iduna Park” shkonte me vetëbesimin e pjesës më të madhe të punës të kryer tashmë. Borusia nuk kishte se çfarë të humbiste më dhe e hodh e gjitha në sulm por fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, çka e bën më të lehtë punën për londinezët në pjesën e mbetur të takimit.

Formacionet
Humbja tronditëse që Borusia e Dortmundit pësoi në sfidën e parë kundër Totenhemit, e ka bërë një mision të pamundur kualifikimin e skuadrës gjermane.

Verdhezinjtë duhet të përmbydin tre golat e pësuar në “Uembli” dhe përballë kanë një ekip si Totenhemi, që në kampionat është forcë e tretë dhe në Europë ka bërë mirë në sezonet e fundit.

Trajneri i Dortmundit, Lusien Favre, do t’ia besojë “remuntadën” Rojsic, Gëces dhe Pablo Alkaserit, ndërsa Mauricio Poketino, ndryshe nga sfida e parë, kësaj radhe ka në dispozicion dhe Herri Kejnin.

Borusia Dortmund: Burki, Dialo, Zagadou, Volf, Guerreiro, Veigl, Vitsel, Sanço, Rojs, Gëce, Alkaser. Trajner: Favre

Totenhemi: Loris, Alderveireld, Davinson Sançez, Vertonghen, Orie, Dejvis, Uinks, Sisoko, Eriksen, Son dhe Kejn. Trajner: Poketino

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb