Skënderbeu i jep një leksion kampionësh Kukësit, një fitore që shkund pluhurin e humbjeve nga shpatullat e korçarëve dhe trondit shpresat e verilindorëve për titullin kampion. Një humbje, që tregon limitet e skuadrës së Cungut, pavarësisht dëmtimeve apo afrimeve në merkaton e janarit. Skënderbeu e godet Kukësin menjëherë.

Bruno Dita shënon golin e epërsisë për të zotët e shtëpisë në minutën e katërt. Ka qenë një këmbëngulje e gjatë e bardhekuqve në zonën e Kukësit, me Pevran që godet shtyllën dhe Ditën që me këmnëguljen e tiij përfiton nga topi i kthyer dhe e shtyn në rrjetë. Më pas, sfida anon nga ana e kampionëve, që vrapojnë, krijojnë dhe nuk e lënë Kukësin të organizohet. Pjesa e parë ka qenë spektakolare dhe ka pasur momentet e veta të diskutueshme si ndërhyrja e ashpër e Rrocës ndaj Gripshit në të 19-ën, që është toleruar nga Jorgji, pretendimi për penallti i korçarëve në të 25-ën, dhe mundësia për të barazuar e Eduard Rrocës pas asistit të Teqjes në të 42-ën. Pjesa e dytë është më ekulibruar.

Kukësi hidhet para për të barazuar, por Skënderbeu është i vendosur mirë në fushë. Në minutën e 78-të Skënderbeu mbetet me 10 lojtarë pas ndërhyrjes së rëndë të Abazit ndaj Maliqit dhe Kukësi e bën edhe më asfiksues presionin në zonën e Dajsinanit, që bën një super pritje në të 86-ën, duke i mohuar Rexhinaldos golin dhe duke detyruar verilindorët të dalin me kokën ulur nga Korça. Me këtë fitore Skënderbeu parakalon Laçin dhe ngjitet i katërti në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Kukësi mbetet me 44 pikë dhe mund të humbasë edhe më shumë terren në rast të një fitore të Partizanit nesër ndaj Teutës

 

Karton i kuq për Abazin, Skënderbeu me 10 lojtarë

Skënderbeu do t’i luajë minutat e fundit të ndeshjes me 10 lojtarë, pasi në minutën e 78-të Leonit Abazi ka bërë një ndërhyrje të rëndë ndaj Maliqit, ku në sparkatë ka goditur me takat lart kërcirin e rivalit. Jorgji i ka treguar menjëherë kartonin e kuq Abazit, ndërsa Shehi ka larguar nga fusha sulmuesi Krasniqi për mbrojtësin Pëllumbi.

Mbyllet e para, Skënderbeu leksion futbolli Kukësit

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Skënderbeu-Kukësi, me të zotët e shtëpisë, të cilët e kanë gjetur epërsinë që në minutën e 4-ët pas golit të shënuar nga Bruno Dita. Goli i shënuar ka bërë me krahë kampionët në fuqi, që kanë dominuar skuadrën e Cungut, ku mjafton të përmendim vetëm goditjen e këndit që janë 9-1 në favor të bardhekuqve. Pjesa e parë ka qenë spektakolare dhe ka pasur momentet e veta të diskutueshme si ndërhyrja e ashpër e Rrocës ndaj Gripshit në të 19-ën, që është toleruar nga Jorgji, pretendimi për penallti i korçarëve në të 25-ën, goditja me grusht në zonë që Shameti ka bërë ndaj Sambu dhe mundësia për të barazuar e Eduard Rrocës pas asistit të Teqjes.

Gol në Korçë, Skënderbeu kalon në avantazh

Skënderbeu ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës, kur në minutën e 4-ët Bruno Dita shënon golin e epërsisë për të zotët e shtëpisë.

Ka qenë një këmbëngulje e gjatë e bardhekuqve në zonën e Kukësit, me Pevran që godet shtyllën dhe Ditën që me këmnëguljen e tiij përfiton nga topi i kthyer dhe e shtyn në rrjetë.

Formacionet/ Shehi me më të mirët, Cungu lë në stol Shkurtajn

Janë publikuar pak çaste më parë formacionet për ndeshjen Skënderbeu-Kukësi, që do të nisë në orën 17:00, ndërsa nuk mungojnë edhe befasitë, sidomos në rreshtimin e skuadrës verilindore.

Trajneri Orges Shehi e nis me formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa lajmi pozitiv për kampin korçar është se në stol gjendet edhe Dejvi Bregu, që mund të japë kontributin e tij në pjesën e dytë.

Sa i takon Kukësit, Armando Cungu ka lënë në stol Vasil Shkurtajn, duke i lënë vendin e titullarit Arturo Rexhinaldos, ndërsa pas shumë muajsh grumbullohet për herë të parë me ekipin dhe kapiteni Besar Musolli, që duket se po rikuperon totalisht nga dëmtimi i rëndë që pësoi në fillim të sezonit.

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Sambou, Abazi, Dita, Sibo, Muzaka, Pervan, Gripshi, Krasniqi.
Trajner: Orges Shehi

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Krasniqi, Teqja, Çyrbja, Limaj, Dzaria, Ethemi, Rroca, Rexhinaldo
Trajner: Armando Cungu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb