Vërtetohet ajo që jo pak thonin, himni i “Champions League” tjetërson Real Madrid-in. Skuadra “galaktike” ka lënë gjithçka pas në kampionat pasi sonte ka mundur me përmbysje 3-1 Paris SG në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 të “Champions League”.

Sfida nisi me një ritëm të jashtëzakonshëm, por duhej të vinte minuta e 33-t që të zhbllokohej. Rabiot përfiton nga një largim topi jo i duhur dhe ndëshkon Real Madrid nga brenda zone. Nga ky moment dukej se ‘fantazmat’ do të ktheheshin për ‘galaktikët’ por përkundër asaj që pritej vendasit barazuan shifrat pak para fundit të pjesës së parë.

Cristiano Ronaldo nuk fali nga 11 metrat duke rikthyer jo vetëm baraspeshën por edhe entuziazmin në “Bernabeu”. Kaq sa i takon pjesës së parë ndërsa në fraksionin e dytë të lojës do të vinte përmbysja.

Cristiano Ronaldo në minutën e 83-t shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Real Madrid. Paris SG nuk e mori veten nga ky rezultat dhe në harkun kohor të 3 minutave do të pësonte edhe golin e tretë nga Marcelo.

Një zhgënjim për Neymar me shokë të cilët mbahen te goli në fushë kundërshtare pavarësisht se forca e madrilenëve dihet. Gjithçka mbetet për t’u përcaktuar në sfidën e dytë por skuadra e Zidan është më e favorizuar.

Komenti i ndeshjes

90+3′ Mbyllet takimi me fitoren e Real Madrid, 3-1.

86′ Marcelo thellon diferencat, shenon golin e tretë për Real.

83’ Real Madrid përmbys shifrat me golin e dytë personal të Ronaldo-s

80′ Zidan dhe Emery ndërhyjnë duke bërë zëvendësimet për të përdorur edhe kartat e fundit që kanë në dispozocion

66′ Të dy skuadrat provojnë të kapin në befasi njëra-tjetrën po deri më tani pa rezultat.

45+1′ Përfundon pjesa e parë

45′ Cristiano Ronaldo ka abrazuar rezultatin pas një penalltie te ekzekutuar saktë

33’ Paris SG kalon në avantazh, Rabiot nuk fal brenda zonës

25′ Skuadrat studiojnë njëra-tjetrët. Ende nuk ka rrezik në portat respektive

1′ Nis ndeshja në Santiago Bernabeu

Formacionet zyrtare

ndeshja

Real Madrid--Keylor Navas (GK), Sergio Ramos, Raphaël Varane, Nacho, Cristiano Ronaldo, Toni Kroos, Karim Benzema, Luka Modrić, Marcelo, Casemiro, Isco

Paris SG--Alphonse Areola (GK), Presnel Kimpembe, Marquinhos (C), Marco Verratti, Edinson Cavani, Neymar, Yuri Berchiche, Giovani Lo Celso, Adrien Rabiot, Kylian Mbappé, Dani Alves

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb