Barcelona dhe Frankfurt do përballen me njëra tjetrën në orën 21.00.  Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë të parë çerekfinale të Europa League.

Nga minuta e parë e nis Traore në sulm për katalanasit. Ai do ketë edhe mbështetjen e Aubameyang dhe Torres. Në mesfushë ka emra të rëndësishëm si Gavi dhe Pedri. Në stol qëndron Lenglet, apo edhe Dembele.

 

Barcelona është një nga ekipet favorite për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Sot, gjigandët e La Liga do kërkojnë një rezultat pozitiv, për ta patur më të lehtë kualifikimin në aktin e kthimit.

 

Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Eric, Pique, Alba, Busquets, Pedri, Gavi, Ferran, Auba, Adama Traore

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb