Argjentina ka marrë fitoren e shumëkërkuar kundër Nigerisë në ndeshjen e fundit të grupit duke siguruar kualifikimin në fazën e nokautit si pasojë edhe e humbjes së Islandës me shifrat 1-2 kundër Kroacisë.

Amerikano-latinët e nisën mjaft mirë takimin teksa në minutën e 14-t kaluan në avantazh me Messi-n. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 51 Moses barazon shifrat me penallti.

Nga ky moment ndeshja bëhet mjaft dramatike me ‘albiçelestët’ që i nevojitej me patjetër goli për t’u kualifikuar. Pas disa tentativave është mbrojtësi Marco Rojo që bën sulmuesin në zonë, duke realizuar një gol shumë të bukur që i siguron Argjentinës kualifikimin, ndërsa Nigerisë eliminimin.

[team_standings 796685]

Nigeri 1-2 Argjentina

Komenti i ndeshjes

86′ Marcus Rojo shenon golin e dytë për Argjentinën

50′ Nigeria barazon me penallti, nuk gabon Moses

45+2′ Përfundon pjesa e parë

34′ Lionel Messi godet shtyllen në një goditje dënimi

14′ Messi shenon per Argjentinen. Goli i parë për ‘pleshtin’ në Botëror.

1′ Ka nisur takimi

Nigeria dhe Argjentina do të luajnë ndeshjen e fundit në Grupin D kundër njëra-tjetrës në orën 20:00 në stadiumin “Saint-Petersburg”.

Të dy skuadrat do të tentojnë fitoren për të kaluar në fazën tjetër, por afrikanëve mund t’u mjaftojë edhe një barazim në rast se Islanda nuk fiton kundër Kroacisë.

Ndërkohë opsioni i vetëm për amerikano-latinët është fitorja. Për këtë takim mjaft delikat trajneri Sampoali ka vendosur të ndryshojë modul. Nga 3-5-2 i përdorur më parë ai ka kaluar në 4-4-2, me Messi-n dhe Higuan në majë të sulmit.

Formacionet titullare

arg

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb