Juventus ka arritur të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale të “Champions League” duke fituar me përmbysje në Londër kundër Tottenham. Pas barazimit 2-2 në Torino, të besurit e Allegri-t ia arritën qëllimit duke fituar 1-2 në “Wembley”, fitore minimale por e mjaftueshme për të kaluar më tej.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 39-t nga Soon që bëri me zemër italianët të cilët tashmë u nevojiteshin me patjetër 2 gola. Fillimi i fraksionit të dytë të lojës pa në fushë një Juve shumë nervoze që mori mjaft karton të verdhë, por Hiaguan në minutën e 64-r barazoi rezultatin dhe ringjalli ëndrrën për kualifikim.

Ende pa marrë veten nga goli i numrit 9 Tottenham do të befasohej nga një tjetër rrjetë, vetëm pas 3 minutash, me Paolo Dybalën. Në fund ky do të ishte edhe rezultati që vulosi përballjen, Juventus kualifikohet me shifrat e përgjithshme 3-4.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb