Skënderbeu dhe Laçi do të diskutojnë sot ndërmjet tyre një 90 minutësh që vlen për Superkupën e Shqipërisë.

Një ndeshje mjaft interesante, e para zyrtare për këtë sezon, ku do të mund të shihet edhe Orges Shehi në rolin e trajnerit, ish-futbollistit që deri në fund të sezonit të kaluar mbronte Skënderbeun.

Nga ana tjetër edhe në pankinën e Laçit është një debutues. Artan Mërgjyshi, një emër i njohur për Superligën ka marrë drejtimin e skuadrës pas aventurës në Europë.

Formacionet zyrtare

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Demte, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

Trajner: Orges Shehi

Laçi: Selmani, Sefgjini, Fangaj, Jonuzi, Uzuni, Bushi, Gjoni, Shtubina, Xhixha, Lushkja, Eler.

Trajner: Artan Mërgjyshi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb