Juventus do të sfidojë Lazion në orën 20.45, në sfidën e Serie A. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Për 2 futbollistë  bardhezi, do të jetë ndeshja e fundit në Allianz Stadium. Bëhet fjalë për Chiellinin dhe Dybalan.

Në krahun tjetër, mes shtyllave te kryeqytetasit qëndron Strakosha.

Juventus ka mbyllur një herë e mirë llogaritë me Champions League, pasi e ka të sigurtë kualifikimin. Lazio është e pesta. Ky është takimi i fundit i Serie A për sot.

 

FORMACIONET:

Juventus (4-2-3-1): Perin; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Miretti, Locatelli; Bernardeschi, Dybala, Morata; Vlahovic.

Lazio (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Patric, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savi, Cataldi , Luis Alberto; Felipe Anderson, Cabral, Zaccagni

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb