Kamza ka marrë një fitore minimale 2-1 por shumë të vlefshme sot kundër Lushnjës. Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj më në fund është rikthyer te fitoret pas 8 ndeshjesh që nuk e arrinte, e fundit pikërisht ndaj Lushnjës në fazën e tretë.

Goli i parë erdhi në fillimin e pjesës së dytë, me Sebino Plakun që nuk fali në hyrje të zonës. Vendasit do të shtangeshin në minutën e 75-t nga Sefa i cili barazoi rezultatin.

Te Kamza alarmi kap nivele të larta dhe falë Plakut sërish arrijnë të kthehen ne avantazh dhe si përfundim të marrin një 3 pikësh me shumë vlera.

Pas 30 ndeshjesh në Superligë Kamza renditet në vendin e 7-t me 37-t pikë, 4-r më shumë se Teuta dhe Vllaznia.

Kamza 2-1 Lushnja

47′, 85′ Sebino Plaku / 75′ Sefa

Minutë pas minute

Përfundon gjithçka në Kamëz, 3 pikë të arta për vendasit

85′ Kamza përsëri në avantazh, Plaku dopietë

83′ Largohet Fili, në vend të tij Ymeri

82′ Inskursion i Zguros por nuk kthen siç duhet

81′ Largohet autori i golit Sefa, hyn në lojë Cela

75‘ GOOOL Barazon Lushnja, Sefa nuk fal me kokë

73′ Rast i artë për Kamzën, Rezi me portën e boshatisur nuk dyfishon dot

72′ Zëvendësim për Kamzën, largohet Malaj për Zefin

60′ Zëvendësime për të dyja ekipet, largohet Idrizaj për Rezin dhe Pepa për Ademin

58′ Branica me të verdhë pas një zënke me Zguron

58′ Branica me të verdhë pas një zënke me Zguron

50′ Fili humbet rast të artë, vendasit pretendojnë për penallti

47′ Plaku e nis pjesën e dytë me një kryevepër, teksa me një gjuajtje nga jashtë zone, ka kaluar në avantazh vendasit.

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë, lojë e vakët nga të dyja ekipet

21′ Gjuan Zguro nga distanca, i përgatitur Bejte

11′ Rrezikon Sefa, gjuan jashtë zone por topi kalon ngjitur me shtyllën

5′ Shënon Fili por është pozicion jashtë loje

1′ Nis ndeshja në Kamëz

Formacionet zyrtare

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Cukovic, Kuqi, Zguro, Fukui, Arrabal, Malaj, Mehmeti, Plaku, Fili. Trajner: Julian Ahmataj

Lushnja: Bejte, Meto, Premçi, M.Korreshi, Magani, Branica, Taullau, Gava, Papa, Pepa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Enea Pashaj, Nuri Rrapaj, Emirion Sino

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb