Dy skuadra, një qytet. Interi dhe Milani do kërkojnë sot një biletë për në finalen e Kupës së Italisë, çka do i afronte akoma më shumë te trofeu.Pak më parë trajnerët Inzaghi dhe Pioli kanë shuar çdo lloj dyshimi dhe kanë vendosur për titullarët.

Mbrojtje të hekurta, mesfushë që mund ta ketë zili e gjithë bota dhe një sulm që premton shumë. Kjo është gjëja e parë që të vjen në mendje kur shikon formacionet e të dyja skuadrave.

Akti i parë ka përfunduar pa gola, teksa sytë sonte janë nga takimi që do vulosë gjithçka. Inter apo Milan? Zikaltërit apo kuqezinjtë? Kush do ia dalë? Këtë do e mësojmë vetëm pas sfidës.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Chalanoglu, Perisic; Lautaro, Correa

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessié, Leao; Giroud.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb