Tottenham ka treguar karakter në ndeshjen e parë në Torino përballë Juventusit në “Champions League”. Skuadra e drejtuar nga Pochetino arriti të barazonte shifrat në 2-2 pas disavantazhit të dyfishtë që mori në minutën e 9-t të takimit.

Higuain zhbllokoi shumë shpejt falë një përgjumje të mbrojtjes së Tottenham. Pas një asisti të marrë nga Pjaniç sulmuesi argjentinas godet pa u menduar duke kaluar bardhezinjtë në avantazh që në minutën e 2-t. Pas vetëm 7-t minutash, ekzaktësisht në të 9-n, Hiaguain dyfishon shifrat pas një penalltie të ekzekutuar saktë.

Që prej këtij momenti Tottenham mori frenat e lojës në dorë dhe pas shumë tentativash shkurtoi diferencat në minutën e 35-t më të përhershim Harry Kane. Në fundin e pjesës së parë Juventusi pati mundësinë për të thelluar avantazhin por këtë herë Higuain bëhet protagonistë jo për mirë, pasi gaboi nga 11-metrat.

Në pjesën e dytë loja ishte e balancuar por një mrekulli e Eriksen nga goditja e dënimit stampoi rezultatin e përgjithshëm në 2-2.

Një ndeshje që kënaq më shumë anglezët të cilët largohen nga Italia të kënaqur për shklak të golave në fushë kundërshtare. Gjithsesi në këtë përballje mbetet gjithçka për t’u sqaruar në sfidën e dytë në “Wembley”.

Komenti i ndeshjes

90+2′ Mbyllet me shifrat 2-2 ndeshja e parë në Torino

72′ Eriksen barazon rezultatin me një goditje dënimi tepëperfekte dhe spaktakolare

60’ Juventus shumë pranë golit të tretë. Në fillim Bernandeschi dhe mës pas Madzukiç.

46′ Nis pjesa e dytë në Torino

45′ Higuain humbet një 11-metërsh. Mbyllet pjesa e parë. 2-1 në favor të Juventus

35′ Pas shumë përpjekjesh Tottenham ka shkurtuar diferencën me Harry Kane

8′ Higuain shenon golin e dytë për Juventusin. Këtë herë me penallti

2′ Juventusi ka kaluar shumë shpejt në avantazh. Nje faull në mesfushë dhe Pjaniç që jep një asisit magjik për Higuain që nuk fal

Formacionet Juventus vs Tottenham

formacionet
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb