Skënderbeu mori fitoren e dytë, në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Korçarët, fituan pastër në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, me shifrat 0-3 përballë Kastriotit.

bandicam 2018-08-26 18-35-46-666

Demte ishte ai që hapi shifrat, pas një asisti fantastik nga Krasniqi. Në minutën e 30-të, ishte radha e Dejvi Bregut, që dyfishoi pas një ekzekutimi fantastik nga goditja e dënimit. Kaq në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, ekipi i Shehut menaxhoi mjaft mirë atë avantazh të dyfishtë.

5 minuta nga fundi, pas një shpërthimi të sulmuesit Oto Xhon, ky i fundit nxorri vetëm me portierin Dejvi Bregun, i cili vulosi shifrat 0-3, ndërsa shënoi edhe golin e dytë personal. Tashmë, Skënderbeu ka 6 pikë të plota, ndërsa Kastrioti mbetet në kuotën e 3 pikëve.

Kastrioti-Skënderbeu 0-3

GOL: Demte 16′, Bregu 30′, 85

KOMENTI

Mbyllet sfida. Kastrioti-Skënderbeu 0-3

90’ 3 minuta shtesë.

89’ Karton i verdhë edhe për Vangjelin.

85’ GOOOL Bregu shënon edhe një herë, pas një shpërthimi të Oto Xhon, që e nxjerr vetëm me portierin.

84’ Krasniqi lë fushën e lojës. Në vendin e tij Oto Xhon. Largohet edhe Gripshi, ka minuta edhe për Kaba Sambu.

81’ Çutra gjuan nga goditja e dënimit, por Teqja bën një hedhje fantastike duke pritur.

76’ Plori kryen edhe zëvendësimin e tretë. Vatnikaj në vend të Mziut.

74′ Shehi kryen zëvendësimin e parë, Demte i lë vendin Lulajt.

72’ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Çela tek Kastrioti.

69’ Rahim shërbehet në hyrje të zonës nga Atsina, por mbrojtja korçare mbyll gjithçka.

67’ Provon Gripshi me të majtën, në një goditje direkte, por topi kontrollohet pa problem nga portieri Kuka.

66’ Avancon përpara Stijepoviç tek Kastrioti, kroson në zonë, por topi nxirret në goditje këndi.

61’ Godet me kokë Dita pas një goditje këndi, por ndal portieri Kuka.

53’ Ndërhyrje e rrezikshme e Mziut ndaj Krasniqit, menjëherë karton i verdhë nga arbitri.

49’ Karton i verdhë për Alitin, për një faull në mesfushë.

47’ Sinjali i parë nga Kastrioti, goditje me kokë drejt portierit Teqja, por neutralizon.

46′ Plori e nis menjëherë me dy zëvendësime. Dalin Ymeraj e Domgjoni, futen Atsina dhe Marku.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e pare. Kastrioti-Skënderbeu 0-2

45′ 2 minuta shtesë.

44’ Provon edhe Vangjeli nga jashtë zone, i avancuar deri në sulm, por pa shënjestrën e saktë.

39’ Krosim i Gripshit nga e djathta për në qendër të zonës, por nuk gjendet askush për të shfrytëzuar.

34’ Mundësi e shkëlqyer për Bardhin, merr një top që nuk largohet mirë nga portieri Teqja, por goditja e tij shkon mbi portën e boshatisur.

30’ GOOOOL Dejvi Bregu realizon një perlë nga goditja e dënimit, që e fitoi po vetë.


28’ Kombinime mes Bregut dhe Krasniqit në hyrje të zonës së Kastriotit, por janë krutanët që i shkaktojnë faull vlonjatit.

23’ Pushim në mesin e pjesës së parë, që lojtarët të freskohen, si pasojë e temperaturave të larta.

16’ GOOOL Demte shënon për Skënderbeun pas një asistimi nga Krasniqi brenda zone. Shkon dhe takon menjëherë trajnerin Shehi.

13’ Pasime të shpejta të lojtarëve të Skënderbeut, në fund shërbehet Bregu nga hyrja e 16-metrave, por kthesa e tij përfundon shumë mbi portë.

12’ Vangjeli depërton mirë nga e djathta, kroson në zonë teksa gjendet në fundore, por portieri Kuka kontrollon i sigurt.

11’ Faull në mesfushë, për një ndërhyrje ndaj Vangjelit.

5’ Tension që në momentet e para, pas një ndërhyrje të rëndë të Alitit ndaj Ymerajt.

1’ Tentativa e parë që në sekondat e para, godet nga jashtë zone Rahim.

1′ Nis ndeshja.

 

FORMACIONET:

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita, Demte, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

bandicam 2018-08-26 16-21-00-540

Kastrioti: Kuka, Çela, Domgjoni, Mziu, Cutra, Ymeraj, Lila, Bardhi, Stijepoviç, Hysein Olajemi, Abdel Rahim. Trajner: Elvis Plori

bandicam 2018-08-26 16-20-23-813

40054324_247103682808104_3499253922139209728_n

http://www.panorama.com.al/sport/formacionet-zyrtare-kastrioti-skenderbeu-ja-si-do-te-reshtohen-skuadrat/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb