Kroacia ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Botërorit falë penalltive në ndeshjen kundër Danimarkës.

Nordikët e nisën shumë mirë takimin, teksa në minutën e parë kaluan në avantazh me Jorgensen. Gjithsesi pas 3 minutash Mandzukic barazoi rezultatin. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa edhe fraksioni i dytë i lojës përfundoi pa asnjë ndryshim.

Në 30-t minutat e kohës shtesë rasti i vetëm për t’u evidentuar ishte penalltia e humbur nga Modric, i cili i hoqi mundësinë Kroacisë të mos varej nga ‘ruleta ruse’.

Goditjet nga pika e bardhë e penalltisë ishin tepër emocionuese, por në funds ballkasit triumfuan me shifrat 3-2 (rezultati i penalltive).

Me penallti

Danimarka 2
Eriksen gabon
Kjaer gol
Krondeli gol
Shen gabon
Jorgensen gabon

Kroacia 3
Badelj gabon
Kramaric gol
Modric gol
Pivaric gabon
Rakitic gol

Kroaci 1-1 Danimark

Komenti i ndeshjes

121′ Përfundon koha shtesë, ndeshja do zgjidhet me penallti

116′ Modriç humbet penalltinë

113′ Penallti për Kroacinë, ndërhyrje e gabuar e Jorgensen

91′ Nis shtesa

93′ Përfundon koha e rregullt, ndeshja shkon në shtesë

90′ Akordohen 3 minuta shtesë

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

4′ Vjen barazimi, Mandzukic barazon rezultatin

1′ Jorgensen kalon në avantazh Danimarken. Nis në malore sfida për Kroacinë

1′ Ka nisur takimi

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb