Itali-Argjentinë do të jetë supersfida e sotme që do luhet në wembley, në orën 20.45. Ky takim vlen për Super Kupën ndërkombëtare, ku fituesi i Europianit përballet me triumfuesin e Amerikës së Jugut.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Si trajneri i Axurrëve, Roberto Mancini, ashtu edhe tekniku i argjentinasve, Lionel Scaloni kanë shuar të gjitha dyshimet.

Sfida e fundit direkte mes tyre ka përfunduar 2-0 në favor të Kombetares albiceleste. Golat, asokohe, realizoheshin nga Banega dhe Lanzini.

Formacionet:

Italia (4-3-3)
Donnaumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Pessina, Jorginho, Barella; Bernardeschi, Belotti, Raspadori.

Argentina (4-2-3-1)
Martínez: Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Guido Rodríguez; Messi, Dybala, Di María; Lautaro Martínez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb