Lazio-Torino do luhet pas pak minutash, ndeshje kjo e vlefshme për Serie A.Pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Nga minuta e parë për lacialët e nis Strakosha. Portieri shqiptar ka fituar vendin e titullarit dhe tashmë është i konfirmuar mes shtyllave. Në stol qëndron Hysaj.

 

2 futbollistë shqiptar nga fillimi te Torino. Në portë është Berisha, me “gardianin” shqiptar që sot e pret një punë të vështirë. Gjithashtu, mes  të përzgjedhurve është edhe Mërgim Vojvoda.

Lazio është në vendin e shtatë dhe synon një vend që të çon në Europë. Torino është e 12-ta.

 

FORMACIONET:

Lazio (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Patric, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto; Anderson, Immobile, Zaccagni.

Torino (3-4-2-1): Berisha; Izzo, Bremer, Rodriguez; Vojvoda, Lukic, Ricci, Aina; Pobega, Brekalo; Belotti.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: