Portugalia ka marrë një barazim dramatik 1-1 kundër Marokut duke kaluar për më tej në fazën me eliminim direkt, aty ku në 1/8 do të përballet me Uruguain.

Kampionët e Europës kishin gjithçka nën kontroll në fillimin e pjesës së dytë pasi udhëhiqnin me anë të Quaresma-s, por pas humbjes së penalltisë së Cristiano Ronaldo-s situata filloi të vështirësohej.

Në minutat shtesë Irani falë “VAR” fitoi një 11-metërsh të cilin e ktheu në gol, duke ringjallur shpresat për kualifikim. Për minutat e mbetura ata u hodhën të gjithë në sulm, duke rrezikuar ndjeshëm Portugalinë, por në fund ‘luzitanët’ ia dolën të kualifikoheshin.

[team_standings 796676]

Irani 1-1 Portugalia

Komenti i ndeshjes

90+3 Ansarifad bnarazon rezultatin

53′ Cristiano Ronaldo humbet penallti për Portugalinë

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

45′ Quaresma kalon në avantazh Portugalinë me një gol shumë bukur

1′ Ka nisur takimi

Në orën 20:00 Portugalia do të luajë ndeshjen e fundit në Grupin B kundër Iranit që do të kërkoj fitoren për të dalë në fazën e eliminimit direkt.

Kampionëve të Europës do t’u mjaftonte edhe një barazim, por fitorja, sidomos me rezultat të thellë, do të sillte vendin e parë në grup dhe si rrjedhojë shmangien në 1/8 Uruguain, për të ‘peshkuar’ Rusinë.

Ndërkohë fitorja e Iranit, që siç e theksuam më lart do ta tentojë me patjetër, do të sillte eliminimin e Portugalisë

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb