Spanja falë barazimit 2-2 kundër Marokut ka marrë vendin e parë në Grupin B dhe si rrjedhojë në 1/8 do të ndeshet me Rusinë e cila është renditur e dytë e Grupit B.

“La Roha” e pa veten dy herë në disavantazh, por falë Isco-s fillimisht dhe Aspas në fund arriti të merrte një pikë. Një ndeshje shumë e mirë e Marokut që luante pa pretendime pasi nuk kishte asnjë shpresë për kualifikim.

Pas 3 ndeshjesh Spanja u rendit e para me 4-r pikë, po aq sa Portugalia, por qëndroi në krye falë pikës së katërt në rregulloren e FIFA-s, e cila bën fjalë për kartonat.

[team_standings 796676]

Spanja 2-2 Maroku

Komenti i ndeshjes

90+3 Aspas gol

81′ El Nesyri kalon sërish në avantazh Marokun nda Spanjës

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Mbyllet pjesa e parë

19′ Isco barazon rezultatin kundër Marokut

14′ Boutaib kalon në avantazh Marokun

1′ Ka nisur takimi

Në orën 20:00 Spanja do të luajë ndeshjen e fundit në Grupin B ndaj Marokut, skuadër e cila nuk pretendon të vijojë më tej për shkak se nuk ka asnjë pikë në dy sfidat e para.

Spanja udhëheq grupin falë golavarazhit por do të mundohet të mos e humbasë këtë takim për dy arsye. E para mund të mbesë jashtë fazës së nokautit si pasojë e një kombinimi rezultatesh dhe e dyta për të shmangur Uruguain në 1/8.

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb