Kamza do të jetë në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Ahmataj ka fituar minimalisht 0-1 kundër Partizanit duke marrë 3 pikët jetike falë golit të Resit.
WhatsApp Image 2018-05-23 at 18.09.17
Ky rezultat e bën të pavlefshëm fitoren e Vllaznisë në Korçë kundër Skënderbeut. Edhe pse shkodranët fituan 1-5, e mbyllin kampionatin me 44-r pikë, 2 më pak se Kamza.
WhatsApp Image 2018-05-23 at 18.09.19
Në përditësim …

Partizani 0-1 Kamza

/ 48′ Rezi

Minutë pas minute

74’ Tifozët e Partizanit nuk pranohen me këtë rezultat, zgjedhin të largohen nga stadiumi

62′ Zëvendësim nga Dalipi, del Trashi, futet Ramadani.

59’ Plaku provon nga goditja e dënimit, por topi ndalet në mur. Më pas aksionin e ndjek Raçiç, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

48’ GOOOL Rezi shënon golin e avantazhit për Kamzën, pasi vjen nga stoli, pasi një pasimi që merr nga Raçiç, dhe gjendet me portën e boshatisur.

47′ Plaku merr një krosim, gjendet i vetëm shumë pak metra larg portës, por nuk gjuan saktë.

46′ Nis pjesa e dytë

45+1′ Përfundon pjesa e parë

45′ 1 minutë shtesë.

42’ Një top i mbetur në zonën e Partizanit, pas një goditje këndi të Kamzës, por as Fili dhe Plaku nuk shtyjnë dot drejt rrjetës.

36’ Krosim në zonën e Kamzës, topi shkon për Belicën por mbrojtësi me këmbë godet shumë keq.

27’ Përsëri Raçiç, tani gjendet në zonë, por në momentin e fundit Gojkoviç e bllokon.

24’ Raçiç merr një top të mirë brenda zone, por goditja e tij lë për të dëshiruar.

7’ Plaku sërish në zonë përballë portierit, por nuk ka gjuajtjen e saktë.

2’ Mundësi për Kamzën që në fillim, Plaku nuk mund të godasë teksa gjendet brenda zonës.

1′ Nis ndeshja në kryeqytet

Formacionet zyrtare

Partizani: Xhika, Fejzullahi, Gojkoviç, Belica, Kalari, Trashi, Mala, Sulemani, Asani, Bardhi, Abdurahimi

Trajner: Dalipi

Kamza: Avdyli, Zguro, Frashëri, Cukovic, Arrabal, Malaj, Zefi, Mehmeti, Plaku, Raçiç, Fili

Trajner: Ahmataj

Gjyqtar: Enea Jorgji

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb