Pas humbjes së Kolumbisë një tjetër befasi vjen nga Grupi H i Botërorit. Polonia, skuadra ku luan Robert Lwvandowski, është mundur me rezultatin 1-2 nga Senegali duke komplikuar ndjeshëm shanset e tyre për kualifikim në fazën me eliminim direkt.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi pak para fundit të pjesë së parë, kur një top i goditur nga një futbollist senegalez i devijua nga Cionek duke përfunduar në portë.

Në fraksionin e dytë Polonia tentoi të gjente golin e barazimit, por një kthim i gabuar topi solli golin e dytë për afrikanët, me Mbaye Niang që realizoi me portën e boshatisur.

Në minutën e 86-t Krychowiak ngushtoi diferencat, duke ringjallur shpresat për pikë, por koha e pakët në dispozicion bëri që polakët ta nisnin me zhgënjim Botërorin.

Poloni 1-2 Senegal

/ 38′ Cionek (autogol), 60′ Mbaye

Komenti i ndeshjes

86′ Krychowiak shkurton diferencat dhe rrit shpresat për pikë pak para fundit

60′ Mbaye Niang ka shënuar golin e dytë për Senegalin

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

38′ Gol Senegali. Një gjuajtje e devijuar nga Cionek ka ndëshkuar Poloninë

1′ Ka nisur takimi

Do të luhet në “Otkrytiye Arena” të Moskës ndeshja e fundit e raundit të parë të grupeve të Botërorit. Polonia e Robert Lewavdoskit do të përballet me Senegalin e drejtuar Alio Cisse, i vetmi trajner me ngjyrë në “Rusi 2018”.

Një ndeshje që mund të vendosë shumë për fatin e grupeve duke parë që Kolumbia humbi kundër Japonisë.

Ndërkohë janë publikuar edhe formacionet titullarë të dy ekipeve.

Polonia: SZCZĘSNY, PAZDAN, CIONEK, MILIK, LEWANDOWSKI, KRYCHOWIAK, GROSICKI, RYBUS, BŁASZCZYKOWSKI, ZIELIŃSKI, PISZCZEK

Senegal: KH. NDIAYE, KOULIBALY, GANA, S. SANE, M. DIOUF, MANE, SABALY, A. NDIAYE, ISMAÏLA, NIANG, M. WAGUE

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb