Portugalia e Cristiano Ronaldo-s i ka dhënë lamtumirën Botërorit pasi është mundur nga Uruguai me rezultatin 2-1 në fazën e 1/16.
Kampionët e Europës e panë veten në disavantazh shumë shpejt, pasi Edinson Cavani shfrytëzoi mjaft mirë një top në zonë nga Luis Suarez.
Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e amerikano-latinëve, ndërsa pak pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës Pepe me kokë barazoi përkohësisht Ronaldo-n.
Nuk do të kalonte shumë dhe sërish Cavani, këtë herë me këmbë do të realizonte golin e dytë personal dhe të dytin për Uruguain, që në fund i dha kualifikimin në çerekfinale.
Si rrjedhojë është përvaktuar edhe çerekfinalja e parë e Botërorit, Uruguai do të ndeshet me Francën më 6 korrik në “Nizhny Novgorod”.
Uruguai 2-1 Portugali
Komenti i ndeshjes
62′ Cavani gol fantastik, kalon në avantazh sërish Uruguain
55′ Pepe barazon rezultatin, shenon me kokë
46′ Nisin 45 minutat e dyta në Sochi
45+2′ Përfundon pjesa e parë me fitoren e Uruguait
45′ Akordohen 2 minuta shtesë
7′ Edinson Cavani kalon në avantazh Uruguain, realizon me kokë
1′ Ka nisur takimi
Do të luhet në orën 20:00 ndeshja e dytë e fazës së 1/16 të Botërorit mes Uruguait dhe Portugalisë.
Amerikano-latinët vijnë në këtë përballje si një nga 3 skuadrat të cilat janë kualifikuar me pikë të plota nga grupi dhe sigurisht nuk e mendojnë të ndalen kundër kampionëve të Europës.
Nga ana tjetër portugezët me Cristiano Ronaldo-n në krye do të bëjnë çështë e mundur për të siguruar çerekfinalet. Një takim shumë interesat ku nuk pritet të mungojë spektakli.
Formacionet zyrtare
(e.k/BalkanWeb)