Kukësi i ka dhënë lamtumirën “Champions League” pasi është mundur në ndeshjet e kthimit 3-0 nga Qaarabag, sfidë e vlefshme për turin e dytë të këtij kompeticioni.

Skuadra verilindore e drejtuar nga Armando Cungu është penalizuar shumë nga penalltitë, pasi në këtë ndeshje azerët morën 3 të tilla.

E para ishte në 23-t, e dyshimtë, por pavarësisht këtij fakti Quinatana nuk fali duke zhbllokuar rezultatin dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës ku luan edhe kapiteni i kombëtares Ansi Agolli.

Kaq në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 52-t Albi Alla ndëshkohet me karton të kuq pasi një ndërhyrje të gabuar ndaj Emegara-s. Penallti për Qarabag.

Fatmirësisht këtë herë futbollisti që fitoi penalltinë nuk u tregua i saktë përballë portierit Frashëri. Nuk do të kalonin më shumë se 3 minuta kur arbitri do të akordonte një tjetër penallti për Qarabag. Këtë herë Quintara do të realizonte golin e dytë për ekipin e tij dhe të dytin personal.

Me disavantazhin e dy golave dhe 1 lojtar më pak Kukësi u duk i dorëzuar në fushë, teksa në minutën e 89-t do të pësonte edhe golin e tretë.

Përfundon në këtë mënyrë aventura në “Champions”, por me rregullin e ri Kukësi do të marrë pjesë në raundin e 3 të “Europa League”.

Qarabag 3-0 Kukësi

Komenti i ndeshjes

89′ Qarabag shënon golin e tretë, këtë herë jo me penallti. Delarge ndëshkon nga brenda zone skuadrën shqiptare

56′ Qaarabag shënon edhe golin e dytë, sërish me penallti

53′ Tjetër penallti për azerët. Këtë herë Emeghara gabon. Vijon rezultati 1-0

52′ Kukësi me 10 lojtarë. Albi Alla ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje në zonë

46′ Ka nisur pjesa e dytë

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Karabak.

45′ Jepet një minutë shtesë.

44′ Çyrbja mundohet të shpërthejë në krahun e djathtë, por zihet në pozicion jashtë loje duke shpërdoruar një moment të mirë për të rrezikuar portën vendase.

42′ Tjetër harkim në zonë nga një goditje këndi e vendasve, portieri Frashëri del e kontrollon sferën.

35′ Dy aksione radhazi në krahun e majtë për Kukësin, me Rrumbullakun dhe Uilliam që u munduan të gjenin hapësira për të harkuar në zonë drejt Plakut, i vetmi në repartin e avancuar.

29′ Emegara merr mirë topin në krahun e majtë dhe kalon me një diagonale në krahun e tjetër, por mbrojtja nuk i jep mundësinë të gjuajë në portë.

24′ Quintana kalon në avantazh Qaarabag, realizon saktë me penallti

9′ Drithërima e parë në portën e Frashërit. Mishel përfiton nga një gabim i Dzaria dhe gjuan në portë, fatmirësisht pa gjetur kuadratin e portës së Kukësit.

2′ Kundërpërgjigjen shpejt vendasit me Zubir i cili nga e majta gjen hapësirën për të goditur por diagonalja e tij nuk përfundon në katërkëndorin e Frashërit.

1′ Çyrbja provon në krahun e djathtë me një shpërthim në zonë, pengohet nga një mbrojtës i Karabak por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

1′ Ka nisur takimi

Formacionet zyrtare

Qarabag: Vagner, Medvedev, Huseinov, Sadigov, Guerrier, Slavçev, Garajev, Zubir, Mishel, Kuintana, Emergara.

Trajner: Gurban Gurbanov

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Qaqi, Alla, Rrumbullaku, Çyrbja, Musolli, Dzaria, Kordeiro, Plaku.

Trajner: Armando Cungu

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb