Real Madrid-Manchester City është gjysmëfinalja e Champions League që mezi po pritet nga tifozët. Akti i parë ka përfunduar 4-3 për anglezët në Manchester, teksa sonte do mësojmë se kush do përballet me Liverpoolin në finale.

 

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Si Ancelotti, ashtu edhe Guardiola kanë zgjedhur të zbresin në fushë me ata që u bësojnë më shumë. Natyrisht, zgjedhjet e bëra janë të ndikuara edhe nga dëmtimet, apo situatat te lojtarët. Takimi do gjykohet nga Orsato dhe do luhet në Bernabeu.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb