Edin Dzeko ka rezultuar vendimtar në sfidën e kthimit të “Champions League” mes Romës dhe Shakhtar Donetsk. Sulmuesi i ekipit italian me golin e shënuar në minutën e 52 ka kualifikuar ekipin e tij për në fazën çerekfinale të “Champions League”.
Me rezultatin e përgjithshëm 2-2, pasi ndeshja e parë përfundoi 2-1 në favor të ukrainasve, tani Roma pret kundërshtarin e radhës që do të vendosët të premten në shortin që do të hidhet në Zvicër. Kjo është hera e parë pas 10 vitesh që Roma kalon në çerekfinale.
Komenti i ndeshjes
90+3′ Përfundon takimi. Roma kualifikohet me fitoren minimale 1-0
52′ Edin Dzeko ka kaluar në avantazh Romën pas një asisti të Strootman. Me këto shifra është Shakhtar i eliminuar
46′ Nis fraksioni i dytë i lojës
45+1‘ Përfundon pjesa e parë
42′ Roma nuk po arrin të vërë në rrezik portën e Shakhtar
1′ Nis ndeshja në Olimpico
Formacionet zyrtare
(e.k/BalkanWeb)