Me shumë mundësi aventura e Egjiptit në Botërorin “Rusi 2018” nuk do të shkojë më shumë se faza e grupeve. ‘Faraonët’ janë mundur 3-1 nga vendasit duke bërë që shanset e tyre për të dalë në 16-e të minimizohen ndeshjeshëm.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-0, por në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 62-t, Egjipti e pa veten në disavantazh të trefishtë.

Duhet të vinte minuta e 72-t që Salah të ringjallte shpresat e Egjiptit, por deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Nga ana tjetër, Rusia falë autogolit të egjiptianëve dhe rrjetës së Cheryshev dhe Dzuyba pothuajse ka siguruar kualifikimin. Kujtojmë që në Grupin A bëjnë pjesë edhe Uruguai me Arabinë Saudite.

Renditja

Capture

Rusi 3-1 Egjipt

Komenti i ndeshjes

90+4′ Përfundon takimi

73′ Salah nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, shkurton diferencat

62′ Gol Rusia, këtë herë realizon Dzuyba

59’ Rusia shënon golin e dytë kundër Egjiptit. Shënon Cheryshev

47′ Rusia në avantazh falë një autogoli të Egjiptit

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Mbyllet pjesa e parë. Nuk mungojnë aksionet por golat.

1′ Ka nisur takimi

Do të nisë me ndeshjen Rusi-Egjipt raundi i dytë i takimeve në grupet e Botërorit. Skuadra vendase vjen pas një fitoreje kundër Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse, ndërsa ‘faraonët’ pas një humbje me Uruguain ndaj sot është mundësia e fundit për të kapur trenin që të dërgon në fazën me eliminim direkt.

Lajm i mirë për afrikanët është se Mohamed Salah, futbollisti i cili ishte i dëmtuar që nga finalja e “Champions League” do të jetë titullar në këtë ndeshje.

Ndërkohë të dy teknikët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb