Pritej një sfidë tepër e dyluftuar sonte në ‘Velodrome’, por Marseille ka marrë një fitore të pastër 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Europa League” kundër Salzburg.

Austriakët të cilët na kishin dhuruar surpriza në fazat e mëparshme këtë herë nuk ia arritën të bënin të njëjtën gjë kundër francezëve.

Marseille shënoi nga 1 gol në çdo pjesë. Në fraksionin e parë të lojës Thauvin zhbllokoi rezultatin ndërsa në minutën e 63-t N’Jie e dyfishoi atë.

Ky rezultat i favorizon ndjeshëm francezët për të shkuar në finale, por gjithsesi në takimine kthimit një javë më pas Salzburg do të tentoi përmbysjen e madhe.

Komenti i ndeshjes

Marseille 2-0 Salzburg

63′ Marseille shënon golin e dytë. Këtë herë shënin N’Jie

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë

14′ Thauvin zhbllokon rezultatin, në avantazh Marseille

1′ Nis takimi në ‘Velodrome’

Formacionet zyrtare

forma-470x297

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb